Një aksident ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një këmbësor.

Sipas informacioneve paraprake, shoferi i automjetit tip “Ford”, është një punonjës policie, specialist për edukimin në shkolla, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës.

Ai ka aksidentuar kalimtarin 75-vjeçar në lagjen nr.18 në bulevardin “Gjergj Kastrioti”, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës.

Nga ana e Policisë po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale me drejtuesin e automjetit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA