Kompania Meta e ka prezantuar një seri të re të softuerit – gjerësisht të njohur si robotë – që e imiton të folurën e njeriut përmes teksteve apo zërit.
Këta robotë do të kenë “personalitet” dhe do të specializohen në disa fusha të caktuara, siç janë pushimet apo këshilla për gatim. Kjo është një tjetër përpjekje e Metas që të jetë konkurrente në garën mes kompanive të teknologjisë për të prodhuar inteligjencë artificiale më të saktë dhe më të personalizuar.
Robotët janë ende duke u avancuar, ka thënë shefi i Metas, Mark Zuckerberg. Në Kaliforni, në një ngjarje të organizuar nga kjo kompani, Zuckerberg ka thënë se viti 2023 ka qenë “vit fantastik për inteligjencën artificiale”.
Top Channel