Një i ri 21-vjeçar është vënë në pranga si i dyshuar për dy vjedhje që kanë ndodhur ditën e djeshme në dy biznese, në Pogradec.
Këto vjedhje janë kryer në lagen nr 1 dhen nr 3 të Pogradecit. Në lagjen nr 1 ai vodhi një shumë lekësh në një lokal, ndërsa në lagjen nr. 2, tentoi të vidhte në një dyqan ushqimor. Gjithashtu, nga veprimet e mëtejshme hetimore u dokumentua se 21-vjeçari është autori i dyshuar edhe i vjedhjes së ndodhur më datë 10 gusht, në një lokal në Pogradec, ku është vjedhur një çantë me shuma parash të valutave të ndryshme.
Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan një shumë lekësh dhe një levë hekuri të cilën shtetasi E. S. e ka përdorur për të kryer vjedhjet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel