Vrasja e Martin Bardhit, Imzot Gjergj Meta: Këto ngjarje sjellin zymti në të gjithë vendin

27/09/2023 10:57

Ipeshkvi i dioqezës së Rrëshenit të Mirditës, Imzot Gjergj Meta ka reaguar për vrasjen e Martin Bardhit të ndodhur një ditë më parë.

Ai thekson se këto ngjarje të rënda shkaktojnë ndikim negativ dhe sjellin zymti në të gjithë vendin.

“Të dashur miq,

Dje në Rrëshen ndodhi një ngjarje shumë e rëndë që shkaktoi vdekjen e një personi, plagosjen e tre të tjerëve dhe solli tronditje të madhe tek të gjithë ne. Ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të tyre e shërim sa më shpejtë të plagosurve!

Në një qytet të vogël si i yni, ngjarje të tilla e shenjojnë thellësisht jetën e çdo njeriu, por kanë ndikim negativ dhe sjellin zymti në të gjithë vendin. Ju ftojmë të gjithëve sot, në meshën e orës 17:00, gjatë së cilës do të kremtojmë edhe përkujtimin e Shën Vinçenc de Paolit, që të lutemi për qytetin tonë, në mënyrë që në zemrat e secilit të sundojë paqja dhe e mira. Na jep o Hyj paqen dhe dashurinë tënde!“, përfundon mesazhi i Ipeshkvit të Dioqezës së Mirditës,  Imzot Gjergj Metës.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA