Më shumë se 40 site të reja i ka shtuar Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, listës së saj të trashëgimisë së mbrojtur botërore. UNESCO shtoi vendndodhjet përkujtimore të Luftës së Parë Botërore në të gjithë Frontin Perëndimor në regjistrin e famshëm të saj.

Vendet shtrihen nga veriu i Belgjikës deri në Francën lindore, ku forcat aleate u përleshën me ushtrinë gjermane nga viti 1914 deri në 1918. Të përfshira janë nekropolet që mbajnë turma ushtarësh të kombësive të ndryshme në varreza më të vogla, siç është varreza e Tyne Cot Commonwealth në Zonnebeke, Belgjikë apo katër memorialët e gjenocidit të vitit 1994 në Ruanda kundër komunitetit tutsi, por edhe hutuve të moderuar.

Janë shtuar gjithashtu tempujt e shenjtë të Dinastisë Hoysala në Indi, e cila gjatë mbretërimit të saj ndërtoi mbi 1.500 të tillë, por sot ekzistojnë vetëm rreth 100. Në vëmendjen e UNESCO-s kanë qenë edhe pesë kalatë unazore nga epoka e vikingëve në Danimarkë. Kështjellat datojnë në shekullin e 10-të dhe u krijuan me urdhër të mbretit Harald “Bluetooth” Gormsson.

Strukturat mbresëlënëse simetrike i shërbenin qëllimeve të mbrojtjes dhe ishin një shfaqje e fuqisë. Pjesë e listës prestigjoze është bërë veç të tjerash edhe sinagoga e e qytetit Erfurt, e konsideruar një nga sinagogat mesjetare më të vjetra, më të mëdha dhe të ruajtura më mirë në Europë, si dhe çaji kinez, plantacionet e të cilit në rajonin e malit Jingmai paraqesin sipas UNESCO, një peizazh të veçantë kulturor mijëravjeçar, duke përfshirë kultivimin e ekosistemit pyjor të lidhur ngushtë me rritjen e pemës së lashtë të çajit, fshatra etnike vendase dhe kultura të pasura popullore.

FOTO GALERI
1/12
Kalatë unazore të Vikingëve, Danimarkë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA