Interferoi fort edhe në raportet humane mes njerëzve që nuk kanë lidhje me real-politikën.
Greqia këtë vit është përballur me dy fatkeqësi natyrore të cilat i kanë dalë nga kontrolli. Për më shumë se 20 ditë, zjarret rrafshuan mijëra hektarë në vendin fqinj. Shqiptarët e Greqisë të cilët jetojnë aty u bën viral duke rrezikuar jetën e tyre për të shpëtuar jo vetëm njerëzit por edhe kafshët nga flakët.
Shteti shqiptar pavarësisht kërcënimeve për rastin “Beleri” vendosi ti shkojë në ndihmë me një ekip zjarrfikësish. Ndihma u refuzua në fillim e më pas u pranua nga shteti grek në kulmin e debateve për arrestimin e Belerit.
Greqia u përball me një katastrofë tjetër. Moti i keq solli përmbytje masive në disa zona duke sjellë dëme të konsiderueshme. Sërish shqiptarët u organizuan dhe përkrahën me ndihma humanitare. Pra, komuniteti i shqiptarëve që jetojnë në Greqi i sheh këto probleme si të vetat dhe jep kontribut në zgjidhjen e tyre.
Pavarësisht kësaj, Greqia ka menduar të luaj me kartën e nacionalizmit e cila gjen gjithmonë përkrahje. Ashtu siç ndodh edhe në Shqipëri, për të hequr vëmendjen nga dëmet e mëdha ekonomike që shkaktuan zjarret dhe përmbytjet, Greqia po përdor rastin e Fredi Belerit. Kjo lojë gjen mbështetje si në parlamentin grek, ku janë krijuar tre parti të vogla me anëtarë të Agimit të Artë ashtu edhe në popull.
“Të parët që ndikohen janë shtresat e dobëta në kriza të tilla politike apo ekonomike. Ne e dimë shumë mirë çdo të thotë krizë politike. Greqi përfitoi benefite sepse prodhoi monstra siç është Agimi i Artë dhe fashistë të tjerë që sot kanë poste shumë të rëndësishme. Ne dhe sot vuajmë vendimet e gabuara politike duke mos patur as sot një leje qëndrimi”, u shpreh emigranti, Etmond Guri.
Top Channel