Pronari i lokalit ku në shkurt të vitit të kaluar u ekzekutua Prekë Tonaj është vënë sot në pranga, nën akuzën se ka dhënë dëshmi të rreme për ngjarjen.

Viktima Prekë Tonaj po konsumonte një pije në lokalin e lagjes, në fshatin Gudë e Re të Shkodrës, mbrëmjen e 13 shkurtit, kur u qëllua për vdekje. Për vrasjen, policia arrestoi Eduart Kësollën.

Ndërsa për 53-vjeçarin me iniciale G.T., në 11 korrik 2022, Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën “arrest me burg”, për dëshmi të rreme përpara prokurorit. Ai u vu në pranga këtë të mërkurë, pas disa muajve në arrati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA