Korruptohej nga shoferët, pezullohet nga detyra inspektori në Fier
25/09/2023 14:05
Një oficer policie me detyrë Trup Shërbimi i Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Fier, që korruptohej nga shoferët duke mos i ndëshkuar, është pezulluar nga detyra.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila ka vendosur masën “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj oficerit të policisë Inspektor E.P.
Inspektori po hetohet për veprat penale“Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Top Channel