Sot në qarkun Fier kanë qenë aktive 11 vatra zjarri, nga të cilat tri janë aktive aktualisht, në Marinzë, Peshtan dhe Darëzezë.
Të gjitha repartet zjarrfikëse të Fierit, Patosit, Rroskovecit, Albpetrolit janë të angazhuar për neutralizimin e flakëve, si dhe është kërkuar ndihmë nga bashkia Dimal.
Ndërkohë vatra më problematike mbetet Darëzeza, ku zjarri i përmasave të mëdha ka përfshirë pyllin me pisha dhe për shkak të erës së fortë, është tepër e vështirë për t’u vënë nën kontroll.
Tre mjete zjarrfikëse dhe forca të shumta vullnetare ndodhen në zonë, megjithatë flakët kanë përparuar në thellësi të pyllit, duke vështirësuar ndërhyrjen e tyre. Në bazë të vlerësimit të situatës në këtë zonë, është bërë kërkesë për ndërhyrje nga ajri.
Top Channel