Ngjarja me protagonist një 28 vjeçar shqiptar ka ndodhur në një fshat te Volosit në Greqinë qendrore, ndërsa viktima e dhunës është një 22 vjeçare po nga Shqipëria dhe fëmija e tyre.

Çdo gjë u mësua pas episodit të fundit të dhunës që ushtroi 28 vjeçari, Aurel Gëzim Kurti.

Fillimisht ishin të bërtiturat e gruas së re e cila kërkonte ndihmë dhe zëri i fëmijës që qante me të madhe, për të kuptuar se sërish dhunuesi kishte nisur ti godiste. Pas kësaj fqinjët goditën portën e banesës derisa e detyruan ta hapë dhe gjetën brenda 22 vjeçaren Dafina Kurti, me shenja në qafe të krijuara prej tentativës për ta mbytur atë.

Sipas policisë greke, menjëherë autori ka tentuar të largohet, por banorët e mbajtën me force deri në mbërritjen e policisë, e cila e arrestoi dhe e dërgoi në drejtorinë e policisë së Volosit, ku edhe viktima tregoi se mbahej e mbyllur në banese prej 2 vitesh.

Autori e dhunonte shpesh,  nuk e lejonte të dilte nga shtëpia.

Të njëjtën sjellje kishte edhe ndaj djalit 2.5 vjeç të çiftit te cilin autori e dhunonte herë pas herë, madje nuk lejonte që ai të vizitohej nga mjekët, siç duhet normalisht të ndodhë me fëmijët e vegjël.

Gruaja e re dhe fëmija u dërguan në një banesë sociale dhe u morën në mbrojtje prej autoriteteve, ndërsa ndaj autorit u ngritën akuza të rënda si plagosje e rëndë me dashje, pengmarrje, dhunë në familje, dhunë ndaj të miturve etj, të cilat do ti kushtojnë atij disa vite burg.

Çifti ishte martuar para 4 vitesh dhe që atëherë ishin vendosur në Volos ku 28 vjeçari dhunues punonte në ndërtim, ndërsa viktima mbahej e mbyllur në banesë.

Autori do të dërgohet në gjykatë paraditen e së martës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA