Zjarre në Siçili/ Panik në Palermo, njerëzit hipin mbi çati

22/09/2023 12:14

Ka qenë një nate paniku ajo e djeshmja për banorët e Palermos për shkak të zjarreve që shpërthyen në zonën Brancaccios, shkruajnë mediat në Itali.

Flakët i kanë shtyrë disa prej tyre të dalin nëpër rrugë, e të tjerë të ngjiten në shtëpitë e banesave..

Ashtu si në korrik, edhe këtë herë zjarri kërcënoi godina të qytetit ndërsa për ekipet zjarrfikëse ishte një natë e gjatë pune me mbi 40 ndërhyrje. Në zonë janë nisur avionët cisterne, ndërsa ekipet e emergjencës janë angazhuar të vënë nën kontroll situatën e diktuar nga temperaturat e larta, të ushqyera nga erërat e forta të Shirokut.

Ndërhyrja e tyre ka qenë e nevojshme edhe në Altofonte, Piana degli Albanesi e Torretta. Që nga mëngjesi i sotëm tre avionë Canadair janë duke ndihmuar intensivisht zjarrfikësit në terren. Autoritetet po presin fashitjen e flakëve që të arrijnë të përllogarisin dëmet e pësuara.

Rreziku është i madh, sipas shtypit vendas, për pothuajse gjysmën e Sicilisë. Mbrojtja Civile ka lëshuar gjithashtu një alarm të kuq për provincat  Messina, Palermo dhe Trapani për të premten dhe alarm portokalli për gjashtë të tjerat.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta