Një zjarr i madh ka rënë në zonën me ullishte të fshatit Kërkovë të Vlorës.

Zjarri vijon të përparojë në këtë zonë, duke djegur qindra rrënjë ullinj shekullor, ndërsa momentalisht po merr përmasa të mëdha duke ju afruar dhe tre banesave që ndodhen anës rrugës që të çon në këtë fshat.

Tre mjete të zjarrfikseve ndodhen në terren por dhe banorë të zonës, për të shuar flakët të cilat ndihmohen dhe nga era e fortë që ka përfshirë rajonin e Vlorës.

Situata raportohet të jetë e rëndë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA