15/11 11:02
Dy persona mbetën të vrarë dhe dy të tjerë u plagosën nga të shtënat në një lokal në Sandviken të Suedisë.
“Dnevnik Ekpressen” raportoi se njëra nga viktimat ishte një e moshuar e verbër, sipas Reuters.
Hetuesi i lartë, Karin Wessen tha se dyshohet se viktima tjetër rreth të 20-ave, ishte objektivi i sulmit. Ende nuk dihet motivi, ndërsa Wessen shtoi se dyshohet se shkak ishte një konflikt personal.
Wassen tha se personi i armatosur qëlloi disa herë në lokalin e mbushur me njerëz përpara se të ikte.
Konflikti mes grupeve kriminale në shtetin suedez është bërë një problem madhor vitet e fundit. Vetëm këtë vit, 36 persona u vranë dhe 73 u plagosën në 261 të shtëna me armë zjarri.
Top Channel