Makina përplas biçikletën në Korçë, ndërron jetë në spital drejtuesi

22/09/2023 16:51

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë pasdite në qendër të qytetit të Korçës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15 në bulevardin “Republika”. Një makinë ka përplasur një shtetas, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë e goditjes, 79-vjeçari i plagosur mbeti i plagosur rëndë. Ai u dërgua në spitalin e Korçës, ku për shkak të plagëve të marra, ndërroi jetë.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë ka nisur hetimi ndaj shoferes së “Benz-it”, shtetases me iniciale O.M.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA