Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu do të udhëtojë në Kiev së bashku me disa nga ministrat e tij për bisedime të vështira mbi ndalimin e importit të grurit, raportojnë mediat rumune.
“Unë do të kem një udhëtim me disa ministra në Kyev, kur mendoj se do të përfundojmë të gjitha diskutimet në lidhje me eksportin në territorin rumun. Në këtë moment, ajo që është negociuar nga ministri është shumë e qartë dhe jam i bindur plotësisht që ai do t’ju jap më shumë detaje “- citohet të ketë thënë Ciolacu
Digi24 raporton se vizita e kreut të qeverisë romune në Ukrainë vjen pas komunikimit të “përditshëm” mes tij dhe udhëheqjes ukrainase.
Rumania nuk është ndër listën e vendeve që ka vendosur ndalim të njëanshëm për importet e grurit ukrainas, por kishte ndjekur ndalimin e Komisionit Evropian që skadoi në fund të javës së kaluar.
Ministri i Bujqësisë, Florin Barbu tha të mërkurën se një sistem licencimi i import-eksportit ishte për diskutim midis dy vendeve, pasi Rumania ishte e prirur të merrte grurë të lirë pa ndikuar në industrinë e saj bujqësore.
Top Channel