Kanadaja paralajmëron për sulme kibernetike gjatë vizitës së Zelenskyt

22/09/2023 18:01

Kanadaja ka paralajmëruar komunitetin kibernetik që të shtojë vigjilencën gjatë vizitës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Otava.

Komuniteti kanadez i sigurisë kibernetike – veçanërisht operatorët e faqeve të internetit të qeverisë dhe infrastrukturës kritike – duhet të rrisin vigjilencën dhe të forcojnë ndërgjegjësimin dhe mbrojtjen e tyre ndaj kërcënimeve kibernetike, paralajmëroi të premten në një deklaratë Institucioni i Sigurisë së Komunikimit të Kanadasë.

“Ne kemi vërejtur se nuk është e pazakontë të shohim rritje të fushatave të shpërndara të mohimit të shërbimit (DDoS) kundër vendeve të NATO-s që mbështesin Ukrainën, ose presin vizita nga zyrtarë të qeverisë ukrainase,” vazhdoi deklarata.

Zelensky do të mbajë një fjalim në parlamentin kanadez pak më vonë gjatë mbrëmjes së sotme, si dhe do të takohet me ministrin kanadez të financave dhe drejtuesit e biznesit në Toronto.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA