“Java Evropiane e Lëvizshmërisë” dhe “Dita pa makina” u mirëprit në Shkodër, qytetin rekord për përdorimin e biçikletave në vendin tonë.
Aktiviteteve dedikuar mjetit me të dashur lëvizës të shkodranëve iu bashkua i gjithë qyteti.
“E dua Shkodrën, kam 5 ditë këtu dhe e kam vizituar këtë qytet edhe dy herë të tjera. Shpresoj që përdorimi i këtij mjeti të bëhet masiv, i gjithë qyteti të jetë i mbushur me biçikleta dhe brenda 10 viteve të gjithë përdoruesit të mbajnë kaskë mbrojtëse.”– tha Holger Nilsson, turist nga Suedia.
Kryebashkiaku Benet Beci, thotë se detyra e tyre është krijimi i kushteve që kjo tradite e bukur të ruhet edhe me fort.
“E kuptoni se çfarë energjie ka sot qyteti. Detyra jonë është t’jua bëjmë këtyre fëmijëve gati qytetin”- tha Benet Beci, kryetari i Bashkise Shkodër.
Gjatë muajve të verës, qytetit të Shkodrës, i janë shtuar 3 rrugë e para dedikuar vetëm biçikletës.
Top Channel