Ndoqi udhëzimet e Google Maps dhe vdiq, familjarët e viktimës padi kundër kompanisë! U rrëzua nga ura e shembur

21/09/2023 13:45

Familja e një burri nga Karolina e Veriut, i cili humbi jetën pasi makina e tij ra nga një urë e shembur, duke ndjekur udhëzimet e Google Maps, ka ngritur një padi kundër gjigandit të teknologjisë.

Sipas padisë së ngritur nga familjarët e Philip Paxson, 47-vjeçari, baba i dy fëmijëve, vdiq teksa kthehej në shtëpi nga festa e ditëlindjes së vajzës së tij më të madhe më 30 shtator 2022. Jeep-i i tij u rrëzua me makinën e tij në një përrrua në Snoë Creek dhe u mbyt.

Paxton nuk i dinte rrugët në zonën që po ngiste atë natë me shi, kështu që i besoi aplikacionit Google Maps për të gjetur rrugën. Google Maps e çoi atë në një urë që ishte shembur për rreth një dekadë dhe nuk ishte riparuar kurrë, raporton New York Post.

“Vajzat tona më pyetën se si dhe pse u vra babai i tyre, por unë nuk kisha çfarë t’i thoja. Edhe unë, si e rritur, nuk mund ta kuptoj se si personat përgjegjës për udhëzimet GPS mund të kenë vepruar me kaq shpërfillje ndaj jetës njerëzore”, tha e veja e 47-vjeçares, Alicia Paxon.

Siç raporton gazeta amerikane, pranë urës që u shemb në vitin 2013 gjatë një përmbytjeje, nuk kishte asnjë shenjë paralajmëruese apo asnjë lloj rrethimi. Makina e Paxon ra nga një lartësi prej 6 metrash në ujë. Oficerët e policisë më vonë zbuluan trupin e tij brenda automjetit të përmbysur dhe pjesërisht të zhytur në ujë.

Ndër vite shumë njerëz kishin njoftuar Google Maps për të përditësuar rrugën, por kjo nuk ndodhi kurrë, thuhet në padi. Dëshmitë e paraqitura nga avokatët e familjes përfshinin një email dërguar kompanisë nga një banor tjetër i Hickory në shtator 2020, duke paralajmëruar Google se po dërgonte shoferë në urën e dëmtuar. Edhe pse thuhet se kompania ka kthyer përgjigje, ku thuhej se ishe duke hetuar, Google Maps nuk ndërmori asnjë veprim, sipas familjes së viktimës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA