Llogaritë e rreme janë kthyer në një problem madhor për Airbnb, duke rrezikuar me ulje të numrit të konsumatorëve.

Kompania e cila ofron banesa me qira për periudha të shkurtra kohe, thotë se do të nisë përdorimin e inteligjencës artificiale për të luftuar mashtruesit. Në përpjekje për të vënë në fre situatën, Airbnb njoftoi se ka larguar nga faqja 59 mijë llogari të rreme dhe ua ka ndaluar 157 mijë llogarive tjera qasjen në këtë platformë.

Llogaritë e rreme dhe tarifat e larta të pastrimit kanë qenë dy prej problemeve më shpeshta që janë përmendur nëpër sondazhet e kompanisë me seli në San Francisko, që ka marrë ankesa se  nuk është më e përballueshme si dikur. Shefi ekzekutiv i saj, Brian Chesky u shpreh se ndryshimet e reja kanë nisur të funksionojnë dhe se ekipi është duke planifikuar marrjen e masave tjera.

Ai e ka përmendur integrimin e një teknologjie ndihmon qiradhënësit t’i ndryshojnë çmimet më shpesh, ashtu siç bëjnë hotelet dhe kompanitë e fluturimeve. Chesky ka thënë se diçka e tillë u ndihmon atyre t’i ulin çmimet jashtë sezonit, por edhe të kenë periudha kur çmimet prekin kulmin. Airbnb njoftoi se më vonë gjatë vitit do të nisë verifikimin e të gjitha llogarive në vendet me shtrirjen më të madhe në platformë, për të luftuar shkeljet. Disa nga format më të shpeshta të mashtrimeve janë rimbursimet dhe kostot shtesë për rezervime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA