
Armëpushimi në pikëpyetje! Izraeli po vonon lëshimin e 600 të burgosurve palestinezë. Akuzon Hamasin
23/02 14:27
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol ka deklaruar se bashkëpunimi ushtarak midis Rusisë dhe Koresë së Veriut kërcënon jo vetëm Ukrainën, por edhe vendin e tij.
Gjatë një fjalimi në takimin e OKB-së në Nju Jork, Presidenti premtoi gjithashtu se nuk do të “qëndrojë i qetë” teksa Moska dhe Pheniani vazhdojnë të kërcënojnë paqen botërore.
Presidenti Yoon kishte thënë më parë se bashkëpunimi ushtarak midis Koresë së Veriut dhe Rusisë është edhe “i ilegal dhe i padrejtë” dhe se “bie ndesh me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe sanksione të tjera ndërkombëtare”.
Top Channel