Lufta në Ukrainë/ Zelensky thirrje nga salla e KS: Nuk duhet të presim, duhet të veprojmë tani

20/09/2023 17:50

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë seancës në Këshillin e Sigurimit të drejtuar nga kryeministri Edi Rama bëri thirrje që të gjitha shtetet nuk duhet të presin, por të veprojnë tani kundër agresionit rus.

Zelensky: Jam mirënjohës për përfaqësinë shqiptare. Kjo është një luftë e shkaktuar nga Rusia, ne duhet ta pranojmë që Kombet e Bashkuara e gjejnë veten në një situatë të bllokuar, kur vjen fjala për mbrojtjen e vendeve. Rusia ulet në mënyrë të paligjshme përmes manipulimeve. Të zbehet genocidi që kryhet nga Rusia. Pavarësisht se çfarë vendi jemi, një vend që mbron pavarësinë, një shtet që kërkon ndihmë apo kërkon mbështetje të mirëfilltë, një shtet i cili e konsideron kartën e Kombeve të Bashkuara. Pabarazia përmendet nga vende të ndryshme qofshin të mëdha apo të vogla. E di që jeni në gjendje të bëni më shumë. Që kjo të ndodhë diskutimet duhet të përkthehen në një proces, nuk ka të bëjë vetëm me përfaqësimin. Ka 574 arsye për një ndryshim, njerëzit në botë duan që të jetojnë në një botë pa agresion, në Moskë janë të fiksuar me debat dhe luftë. Bashkimi afrikan duhet të jetë në mënyrë të përhershme në OKB, Azia, Bota islamike, apo India. Gjermania është një prej garantuesve kyç globalë, Gjermania meriton vend si anëtar i përhershëm, nuk duhet të kufizohet vëmendja, duhet një zgjerim. Çdo pjesëmarrje në Këshillin e Sigurimit duhet pezulluar në atë shtet që mbështetet tek agresioni në kundërshtim me kartën e OKB, duhet luftuar agresioni kundër integritetit dhe sovranitetit të territorit. Duhet të shohim se çfarë mund të humbasim nëse nisim luftë. Nuk duhet të presim, duhet të veprojmë tani. Të gjitha vendet që respektojnë paqen mund të bashkëpunojnë. Le të mbizotërojë paqja dhe bashkëpunimi, lavdi Ukrainës.

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama po drejton një nga sesionet më të rëndësishme të Këshillit të Sigurimit në OKB me temë “Respektimi i qëllimeve dhe i parimeve të Kartës së OKB-së nëpërmjet multilateralizmit: “Ruajtja e paqes dhe sigurisë së Ukrainës”, ndërsa në tryezë marrin pjesë Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe 50 krerë të shteteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA