Qendra e sterilizmit që u ngrit në QSUT, por nuk u vu kurrë në punë, ishte një repart i krijuar falë një kredie me vlerë totale 1.2 mln euro dhe synonte të transformonte sterilizimin në këtë qendër spitalore.

Në plan-biznes përllogaritej një kosto prej 3.4 mln euro për ta vënë punë dhe blerë mjetet e reja kirurgjikale me një periudhë amortizimi prej 17 vitesh. Ish ministri Beqaj, në reagimin publik kishte disa shpjegime lidhur me këto konkluzione hetimore.

“Meqenëse po thuhet se centrali i sterilizimit i QSUT i plotëson të gjitha nevojat e Shqipërisë, kush dhe me se do i transportonte instrumentet e sterilizuar për tek Spitali i Traumës, tek secili nga dy maternitetet, tek spitali Shefqet Ndroqi. Kush do i sillte dhe me se do i sillte përsëri në central për t’u sterilizuar rishtas. kush dhe me se do i transportonte instrumentet e sterilizuar për tek spitali i Durrësit, Fierit, Shkodrës, Korçës, Sarandës, Vlorës, Elbasanit”- tha Beqaj.

Gjatë verifikimit të dokumenatcionit të kostos së sterilizimit në QSUT, SPAK ka gjetur se në vitin 2017 koncensionarit i është dhënë 4.6 mln euro më shumë se sa kostoja prej 1mln euro që do të kishte shpenzuar spitali po ta bënte vetë sterilizimin.

“Në dosje përmendet shifra 11 mln euro që asokohe nuk i kishte minsitria e shëndetësisë, por ineteresant ëhstë fakti që gjatë kësaj kohe është paguar mesatarisht 13.5 mln euro. pra nuk kishte 11 për një investim total, por ka 13.5 mln euro çdo vit për tia dhënë këtij njeriu”- u shpreh Ilir Alimemeti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA