Ekspertët e ISHP që realizuan studimin kanë deklaruar se ky niveli i lartë i infeksoneve spitalore vinte për shumë arsye, që nga infrastruktura e dobët e sallave operatore dhe mjeteve kirurgjikale e deri tek mjekimi i pacientëve në dhomat e shtrimit, të mbingarkuara me pacientë e familjarë.
Ndërsa në vitin 2021, situata ka rezultuar krejt tjetër. Instituti i shëndetit Publik ka kryer sërish një monitorim të plagëve postoperatore në klinkën nr.3. Asnjë prej tye, nga 7 të monitoruara, nuk doli e kontaminuar. Sipas ISHP, kjo tregon se zinxhiri i mbarëvajtjes së infeksioneve spitalore, që lidhet me procedurat e sterilizimit, po funksionon.
Megjithatë ekspertët i shohin me dyshim këto raporte.
“Ne duhet të jemi konkretë. a ka shifra? jo nuk ka. Dhe nëse ka një përmirësim, që sigurisht mund të ketë, pyetja është: me çfarë pagese e ka rrit këtë përmirësimin”– u shpreh Ilir Alimemeti.
Ka nga ata që sugjerojë edhe një anë tjetër të këtij koncensioni. Sipas tyre, si pasojë e rënies së infeksioneve, ditëqëndrimi në spital është ulur me 1.8 ditë. Një ditë shtrimi në spital kushton 14 mijë lekë të reja. Ato përllogarisin se nëse çdo vit kryhen mesatarisht 57 mijë operacione, atëherë buxhetit të shtetit i janë kursyer 13.6 mln euro në vit, ose 95.5 mln euro në 7 vite, vetëm nga ulja e ditëqëndrimit.
Gentian Rumano, avokat i professor Genc Burazerit, njërit prej hartuesve të studimit të fizibilitetit e konsideron hetimin e SPAK të mjegullt dhe të nxitur nga presioni i opinionit publik.
“Nuk ka nga ana e të përfaëqsuarit prej meje mendime apo favorizime për fituesin e koncensionit. E kundërta do të thuhej nëse do të kishim ato prova të qarta që kërkohen nga ana e prokurorisë, por nuk ka të tilla. Nuk ka as komunikime me atë që ka përfituar kontratën, nuk ka as qëndrime dhe as njohje. Në mënyrën më absolute i është dedikuar vetëm raportit dhe për atë çka është shprehur për shëndetin publik”– u shpreh avokat, Gentian Rumano.
Top Channel