“Disa vende të BE-së shtiren për solidaritet”/ Polonia thërret ambasadorin ukrainas për komentet e Zelenskyt në OKB

20/09/2023 15:47

Ministria e Jashtme e Polonisë ka thirrur ambasadorin ukrainas për një notë proteste mbi komentet e bëra ditën e djeshme nga Volodymyr Zelensky në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Ministria e Jashtme tha se përcolli “protestën e fortë” të palës polake kundër deklaratave të Zelensky “duke pretenduar se disa vende të BE-së shtiren solidaritet ndërsa indirekt mbështesin Rusinë”.

Në fjalimin e djeshëm, Zelensky tha se “teatri politik” rreth importeve të drithërave, të cilat Polonia, Hungaria dhe Sllovakia e kanë ndaluar nga Ukraina, vetëm po ndihmon Moskën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA