Burgu më famëkeq i Kubës ku është mbajtur Fidel Castro, tashmë i braktisur pas dëmeve të revoltave (fotot)

20/09/2023 16:13

Imazhe ta pazakonta janë publikuar nga një burgjeve më famëkeqe në Kubë, ku më parë janë mbajtur presidentë disidentë, ku trazirat e shumta bënë që të mbetej i braktisur prej shkatërrimit.

Burgu i frikshëm Presidio Modelo, me arkitekturën rrethore dhe izolimin e ashpër nga bota e jashtme ndodhet në ishullin kuban Isla de la Juventud.

Në vitin 1953, Castro u mbajt dy vjet aty bashkë me të vëllanë Raul, të burgosur nga regjimi i pararendësit Fulgencio Batista pas një sulmi të dështuar ndaj kazermave ushtarake Moncada.

Burgu priste shpesh armiqtë e regjimit dhe njihej për mbipopullimin dhe trajtimin e ashpër të të dënuarve, shkruan rrjeti AtlasObscura.com.

Arkitektura e Presidio Modelo thuhet se është frymëzuar nga qendra amerikane e burgjeve Stateville Center në Illinois.

Kapaciteti i tij ishte rreth 5,000 të burgosur në pesë ndërtesat e tij rrethore, secila me gjashtë kate me qeli, dhe kulla rrethuese mbikqyrjeje.

Dizajni besohet se nuk i lejonte të burgosurve të kuptonin nëse po mbikëqyreshin apo jo, për të përcaktuar sa më saktë sjelljen e tyre.

Presidio Modelo kishte gjithashtu një spital me dy pavione.

Burgje në formë të tillë kishte në shekullin e kaluar edhe në Portugali, Francë, Holandë, Australi dhe në SHBA por stili i frikshëm arkitekturor nuk perdoret me.

Tashmë impjanti ka mbetur i braktisur që prej 50 vjetësh, edhe pse historia e tij e frikshme ka bërë të mendohet rihapja e tij si një muzeum.

FOTO GALERI
1/9
Burgu i frikshëm Presidio Modelo, me arkitekturën rrethore dhe izolimin e ashpër nga bota e jashtme ndodhet në ishullin kuban Isla de la Juventud.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA