Deputeti Gazment Bardhi pas mbledhjes së Konferencës të Kryetarëve tha se opozita do të përfaqësohet me një ekip të ri në komisionin e reformës zgjedhore.
Ai theksoi se mazhoranca nuk e ka prioritet reformën zgjedhore, ndërsa shtoi se opozita nuk pranon që çështja e zgjedhjeve të lira të mos trajtohet.
Bardhi: Komisioni i zgjedhjeve ishte një nga çështjet, sot i jam drejtuar me një kërkesë kryetares së kuvendit, duhet të nxjerrim përgjegjësi që komisioni i zgjedhjeve është mbledhur dy herë pa dhënë asnjë produkt. Në zgjedhjet e 14 majit duhet të shkonim me një kuadër të plotë ligjor që përmbushte rekomandimet e OSBE.Si opozitë kemi marrë përgjegjësitë tona për mosrealizimin e reformës zgjedhore. Nuk pranojmë dot që një çështje si zgjedhjet e lira të mos trajtohet. I kam kujtuar kolegëve të PS që kanë shpallur si prioritet reformën zgjedhore, për të cilën duhet të jesh serioz. Maxhoranca votoi kundër propozimit të opozitës, nuk mori në shqyrtim një tjetër propozim të opozitës. Nuk pati shprehje qëndrimi sa i përket kësaj pike, është opozita që cakton ekipin e përfaqësuesve të saj, ne kemi propozuar ekipin, nesër do t’i drejtohemi për të ndryshuar rendin e ditës, përbërjes së komisionit të reformës zgjedhore. Ne do të jemi me ekip të ri përfaqësimi në komisionin e reformës zgjedhore.
Top Channel