Vlora, turizëm gjithë vitin/ Edhe në tetor, hotelet janë të prenotuara

19/09/2023 15:27

Vlora vijon të mbetet plot me turistë edhe në këto ditë vjeshte.

Në rrugë të qytetit të shumtë janë të huajt të cilët kanë mbërritur me agjenci turistike. Ata janë vizitorë të objekteve të trashëgimisë kulturore të qytetit bregdetar si ky grup pensionistësh gjermanë.

Në këtë 10- ditësh të fundit të shtatorit bregdeti jugor po frekuentohet  kryesisht nga ukrainas, italianë  por dhe pushues nga Kosova.

“Jam nga Ukraina.Prej 3 ditësh jemi në Vlorë.Vijmë për herë këtu dhe është shumë bukur.”- tha turistja.

“Unë jam Valentina dhe kemi 5 ditë që jemi këtu në këtë bregdet. Jemi disa shoqe”

“Jam nga Milano.Kam ardhur me miket e mia. Erdha këtu për të parë situatën për të blerë apartament,por nuk më duket koha e duhur,ndoshta më vonë.”- tha turistja italiane.

“Jemi 2 shoqe nga Ukraina.Kemi disa ditë këtu në plazhe të Vlorës.Po kënaqemi shumë. Erdhëm tani në vjeshtë sepse tani më dhanë leje nga puna”

Në hotelet e Vlorës ka prenotime dhe për muajin tetor.

Me ditët plot diell duket se në Vlorë, sezon nuk ka vetëm në verë, por gjithë vitin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA