Shoferët e zemëruar në Londër thyejnë rregullisht kamerat e ndarjes së zonave, në protestë ndaj taksave të bashkisë (fotot)

19/09/2023 21:54

Vandalët duket se vazhdojnë të shtohen në Londër ndaj kamerave të vëzhgimit të bashkisë, që prej një ndarjeje të kontestuar në zona që autoritetet bashkiake justifikojnë me “arsye ambjentaliste dhe të reduktimit të ndotjes nga automjetet”.

Rrjetet sociale vijojnë të mbushen me imazhe të njerëzve që sabotojnë kamerat dhe tabelat e kufizimeve të sistemit të njohur si ‘ULEZ’, si me thyerje ose duke i bllokuar me shkumë, rërë apo mjete të tjera rrethanore, shkruan e përditshmja vendase Daily Mail.

Zhvillimi vjen një javë pasi kryebashkiaku Sadiq Khan zgjeroi skemën e kontestuar fillestare duke përfshirë gjithë Londrën, sipas të cilës mjetet ‘me emetime të larta’ ose vit prodhimi te kaluar, duhet të paguajnë 12.50 paundë për të hyrë në Londër dhe ndarje të ndryshme.

Disa protesta janë zhvilluar në vend ku qytetarët thonë se nuk mund të përballohen tarifat absurde, por bashkia thotë se vetmë ata me makina elektrike apo të prodhimeve të fundit mund të t’i shpëtojnë taksave.

Protestuesit shihet në imazhe që bllokojnë pamjen e kamerave me rere, llaç, ose i vandalizojnë ato, ashtu si dhe automjetet mbikqyrëse të ‘Transport for London’ me kamera mbi çati, që zbulojnë mjetet hyrëse pa paguar taksën ULEZ.

Vandalizmat kanë gjetur mbështetje të gjerë në publik teksa disa prej përdoruesve shkruanin në rrjetin Facebook: “I lumtë djalit që bllokon kameran e Ulez në Rainham Road. Diçka e bukur të shohësh në mëngjes. Pushteti për popullin!’

Në të tjera zona vandalët spërkasnin shkumë që përdoret në ndërtim për të mbyllur krisjet, duke ndaluar që ato të zbulojnë shoferët shkelës.

Rezistenca popullore ndaj skemës së papëlqyer është zgjeruar që prej zgjerimit të saj.

Të tjerë ne rrjet ankoheshin se nuk kishin mundësi t’i kryenin vetë këto veprime por lavdëronin të rinjtë që sipas tyre “po jepnin shembull për të tjerët”: “Jo të gjithë heronjtë mbajnë pelerina!”

Në disa raste të tjera kamerat ishin shënjestruar nga zjarrvënës, ndërsa të tjera ishin mbështjellë me ngjitëse ngjyrë portokalli, ose ishin mbuluar me kuti kartoni, shkruan Daily Mail.

Zyrtarët në jug të Londrës thonin se dhjetë kamera vëzhguese Ulez ishin vandalizuar ndërsa në zonën Sydenham nga 185 kamera të instaluara, funksionin vetëm 29.

Zgjerimi skemës së ULEZ ka pasur opozicion të gjerë nga aktivistët që pretendojnë se është një tjeter taksë ndaj më të varfërve dhe klasës punëtore, të cilët nuk mund të blejnë makina te reja në këtë kohë krize dhe rritjeje çmimesh.

Disa nga protestat ndaj Ulez në kryeqytet janë filmuar nga gazetari Shahzad Sheikh, i cili intervistoi Ciro Ciampi, organizatorin e një parakalimi proteste me makina sportive në Londër, kundër rregullave arbitrare.

Ciampi i tha Sheikh: “Është e mrekullueshme për njerezit që kanë dalë këtu për të protestuar. Do të organizojmë të tjera, disa nga makinat e mia e mia nuk i plotësojnë kushtet e Ulez dhe unë duhet të paguaj £12.50 kur vij në Londër për punë”.

“Por kam edhe një makinë sportive me V12valvula, me motor gjigant 6litra që i plotëson kushtet e ULEZ prej vitit të prodhimit. Ajo ndot sa shtatë makina së bashku. Prandaj kjo skemë nuk ka të bëjë me ambjentin apo me ajrin”.

“Ndoshta ka të bëjë më shumë me një kryebashkiak arrogant e egoist që nuk do të dëgjojë askënd”, shtoi Ciampi.

Siç raportohet mijëra londinezë janë bashkuar në një grup në Facebook ku përdoruesit raportojnë se ku ndodhen mjetet lëvizëse me kamera dhe i raportojnë ato për përdoruesit e tjerë.

Në lidhje me vandalizmat një zëdhënes i ULEZ tha se “sjellja është e papranueshme dhe të gjitha incidentet i raportohet policisë për hetime”.

“Ne kemi rritur sigurinë e kamerave tona ULEZ pas disa incidentesh vandalizmi apo vjedhjeje. Policia ka thënë qartë se vandalizimi i pronës shtetërore është shkeljeje kriminale dhe çon në ndjekje penale”.

FOTO GALERI
1/5
Zgjerimi skemës së ULEZ ka pasur opozicion të gjerë nga aktivistët që pretendojnë se është një tjeter taksë ndaj më të varfërve dhe klasës punëtore

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA