Qyteti La Sambuy që drejton një destinacion skijimi familjar pranë Mont Blanc në Alpet Franceze, ka vendosur të çmontojë ashensorët e tij të skive, pasi ngrohja globale e ka zvogëluar sezonin e tij të skive në vetëm disa javë.
“Më parë, ne kishim borë praktikisht nga 1 dhjetori deri më 30 mars”, ka thënë kryetari i bashkisë së La Sambuy, Jacques Dalex, për CNN.
Sipas tij, dimrin e kaluar, kishte vetëm “katër javë borë, dhe madje edhe atëherë, jo shumë borë” dhe kjo do të thotë se nuk është më fitimprurëse t’i mbash hapur.
Kjo do të thoshte “shumë shpejt, gurët u shfaqën në pistë”.
Në gjendje të hapet për më pak se pesë javë gjatë janarit dhe shkurtit, Dalex tha se resorti po shikonte një humbje vjetore operative prej rreth 500,000 euro – ndërkohë që vetë mbajtja e ashensorëve kushton 80,000 euro në vit.
Top Channel