Duke nisur nga 18 shtatori në Republikën e Shqipërisë filloi Censi i Popullsisë dhe Banesave.

Gazetarja Juli Ristani ishte sot në një nga zonat e Tiranës, së bashku me Jorgo 24 vjeç, i rekrutuar si Anketues dhe Aleksandrën 20 vjeçare, studente e rekrutuar si Mbikqyrëse.

Puna e dy të rinjve ka nisur në orën 8 të mëngjesit duke trokitur derë më derë.

“U njoftova online për pozicionet e lira si mbikqyrëse e Censit online dhe aplikova. Pashë të gjitha përgjegjësitë dhe detyrat që më takojnë dhe mendova që mund t’ja dal. E gjej interesant këtë angazhim, pasi mendoj që në të ardhmen mund të angazhohem pranë INSTAT-it, si institucion serioz. Puna nisi sipas pritshmërive dhe do të mbyllet në 30 Tetor. Anketuesit e Censit janë në terren nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 të darkës dhe nga e hëna në të të diel, pasi ka njerëz që janë në punë dhe është menduar që të kenë mundësi që pas punës të realizojnë intervistën e kërkuar. Një intervistë me banorin e një familje ose banese zgjat 5 minuta. Të dhënat janë konfidenciale dhe nuk do të përdoren për asnjë arsye tjetër, përveç arsyeve statistikore dhe përpunimin e të dhënave. Cdonjëri nga ne është i pajisur me certifikatën e autorizimit, bexhën dhe tabletin”, tha Jorgo Beluli.

“Ky Cens kryhet për herë të parë me teknologji dixhitale dhe të dhënat transferohet direkt në INSTAT dhe nuk kryhet më nëpërmjet letrave. Ne nuk e përdorim ashensorin, pasi jo çdo ashensor na ndihmon për numërimin e banesave në çdo kat. Kështu që sipas metodës së unifikuar ne e nisim për çdo kat numërimin nga e majta në të djathtë”, tha Aleksandra Qeleshi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA