Po planifikonin sulme gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, autoritetet turke arrestojnë 117 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik pas bastisjeve në Stamboll Bashkimi Evropian duhet të reformohet përpara se të rinisë zgjerimin, sepse vetëm në këtë mënyrë blloku do të jetë plotësisht funksional.
Zgjerimi i BE-së dhe thellimi i integrimeve brenda unionit, duhet të shkojnë paralelisht me njëra-tjetrën theksohet në një raport të porositur nga qeveritë e Francës dhe Gjermanisë, por të përpiluar nga 12 ekspertë të pavarur, që këmbëngulin se raporti në fjalë nuk paraqet qëndrimet zyrtare të dy shteteve kyce të BE-së.
Ai do t`i shërbejë debatit që do të zhvillohet mes vendeve anëtare të bllokut dhe institucioneve të tij mbi reformat e nevojshme. Propozimi i bërë në raport lidhur me zgjerimin e BE-së është që vendimet për të hapur apo mbyllur kapitujt në procesin negociator, të miratohen në të ardhmen me shumicën e kualifikuar në Këshill e jo me unanimitet, siç ndodh aktualisht.
Vlerësohet se një hap i tillë do të përshpejtonte procesin. Megjithatë, në fund sërish, vendimi për pranimin e një shteti të ri anëtar sërish do të kërkonte votën unanime të anëtarëve ekzistues. Dokumenti përkrah po kështu mundësinë që BE-ja të përgatitet për zgjerim deri në vitin 2030, ide kjo e artikuluar disa javë më parë nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michell.
Ndër propozimet e tjera është që raundet e zgjerimit të ndahen në grupe të shteteve. Për t’u bërë gati, sipas raportit, BE-ja do të duhet të vendosë nëntë parime, sipas së cilave do të drejtohej strategjia e ardhshme e zgjerimit. Këto parime do të ndahen në dy pika: Pika e parë është “kualifikimi për anëtarësim në bllok, që ka të bëjë me përgatitjen e vendeve anëtare dhe pika e dytë, “dinamika e procedurave të anëtarësimit”, që nënkupton përgatitjen e institucioneve të BE-së.
Top Channel