Një sasi e madhe droge u sekuestrua nga policia në qytetin anglez Lids, ndërsa vlera e saj arrin deri në 4 milion paund.
Sipas mediave angleze operacioni është duke u zhvilluar, ndërsa pas sasisë rekord të drogës dyshohet se fshihet një bandë shqiptare e trafikut.
Komandanti i qarkut, Steve Dodds, tha se zbulimi i sasisë së madhe të drogës u bë në veriperëndim të qytetit. Policia tha ai është e rezervuar për momentin të japë detaje të mëtejshme në lidhje me sekuestrimin e lëndës narkotike të dyshuar kanabis. Po ashtu nuk dihet numri i personave të arrestuar gjatë këtij operacioni.
Sipas policisë, goditja e këtij grupi që dyshohet se përbëhet nga shqiptarët është një “shembull i shkëlqyer” për të goditur tregtinë e drogës në qytet, veçanërisht në “nivel shpërndarësish”.
Sipas Dodds, më shumë se 2,700 aksione kundër trafikut dhe shitjes së drogës janë kryer nga policia e qytetit Leeds gjatë vitit të kaluar, ndërsa në të paktën 58 raste operacionet kishin qenë të suksesshëm.
Top Channel