Zjarr në një banesë private në Tiranë, dyshohet si pasojë e një defekti në bombolën e gazit

17/09/2023 15:02

Një banesë private në Tiranë është përfshirë nga flakët.

Autoritetet kanë marrë njoftimin këtë të dielë rreth orës 14:35, në lagjen “Misto Mame” dhe më pas kanë mbërritur zjarrfikësit.

Dyshohet se shkaktari kryesor i flakëve është defekti në bombolën e gazit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA