U arrestuan gjatë megaoperacionit kundër lëndëve narkotike, lihen në burg 20 persona në Vlorë e Korçë

16/09/2023 12:55

Dhjetë persona, të arrestuar gjatë megaoperacionit kundër lëndëve narkotike në Vlorë, u lanë në burg sot nga Gjykata e Vlorës.

Masa “arrest me burg” u dha për shtetasit Eduart Ahmeti, Idlir Omeri, Bebeto Basha, Julian Shabani, Klajdi Muca, Ari Myrtaj, Lisandro Murati, Gerand Nebiu dhe Jurgen Breshani.

Ndaj tyre rëndon akuza “prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”. Por, në seancë asnjëri nuk e ka pranuar akuzën. Avokati Edmon Dema thotë se “të ndaluarit pranuan se janë vetëm konsumator të lëndëve narkotike”.

Ndërkohë, nesër është masa e sigurisë së 18 të ndaluarve të tjerë që ndodhen në paraburgim. Aksioni i shtrirë në të gjithë qarkun e Vlorës prej disa javësh ka vënë në pranga 87 persona.

Edhe në Gjykatën e Korçës, u zhvillua seanca për 10 nga të arrestuarit, në kuadër të operacionit “Tempulli”. Ndaj tyre rëndon akuza e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe gjykata vendosi maasën “arrest me burg”. Në Korçë, gjatë operacionit kundër prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave, u arrestuan gjithsej 25 persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA