Regjistrimi i popullsisë, Maqedonia e Veriut thirrje maqedonasve në Shqipëri: Shprehni lirisht përkatësinë tuaj etnike

16/09/2023 16:36

Regjistrimi i popullsisë në Republikën e Shqipërisë e cila fillon më 18 shtator do kryhet për gjashtë javë me radhë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut inkurajon të gjithë maqedonasit në Shqipëri, që lirisht të shprehin përkatësinë e tyre etnike, gjuhësore dhe fetare, në përputhje me ligjin dhe praktikën pozitive demokratike në Shqipëri, sipas medias INA.

“Shqipëria njihet në botë për shoqërinë e saj multietnike dhe multikulturore, në mënyrën se si u arrit në Maqedoninë e Veriut dhe që përfaqëson një trashëgimi autentike të paçmuar politike dhe kulturore. Duke e njohur rolin e maqedonasve si qytetarë lojal të Shqipërisë, regjistrimi i ardhshëm do t’u mundësojë atyre, përmes shprehjes së lirë të identitetit të tyre, të konfirmojnë përkatësinë e tyre etnike, gjuhësore, fetare dhe identitare. Kjo do të konfirmojë edhe më shumë rolin e komunitetit etnik maqedonas në Shqipëri, në ndërtimin e urave të miqësisë mes dy vendeve.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të qëndrojnë në komunikim intensiv me përfaqësuesit e bashkësisë etnike maqedonase në Shqipëri, si dhe me institucionet e Republikës së Shqipërisë, ndër të tjera, për çështje që prekin çështjet e identitetit. Vazhdojmë të angazhohemi në mënyrë aktive në mbrojtjen dhe promovimin e këtyre të drejtave në të njëjtën mënyrë siç kemi bërë deri më tani”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA