19/11 22:49
Polonia nga e diela do të ndalojë hyrjen e makinave të pasagjerëve të regjistruar në Rusi.
Ministri i Brendshëm, Mariusz Kaminski tha se masa ishte një tjetër sanksion kundër Rusisë për “luftën e saj brutale”, raportoi agjencia polake e lajmeve PAP.
“Shteti rus sot përbën një kërcënim për sigurinë ndërkombëtare,” tha ai.
Kamionët e regjistruar në Rusi tashmë janë të ndaluar të hyjnë në Poloni.
Top Channel