Po transportonin me kamion inerte të marra ilegalisht nga lumi Shehu i Rrjollit, nën hetim tre persona
16/09/2023 13:55
Tre persona janë vënë nën hetim, pasi u kapën duke transportuar inerte të marra ilegalisht nga shtrati i lumit Shehu i Rrjollit, për qëllime fitimprurëse.
Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. H., 56 vjeç, E. H., 37 vjeç dhe L. H., 20 vjeç, të tre banues në fshatin Gruemirë-Çezme, Malësi e Madhe.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një ekskavator që shërbente për gërryerjen e shtratit të lumit dhe një kamion i mbushur me inerte.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel