Nëna denoncon të birin për dhunë në familje, vihet në pranga një 63-vjeçar në Gjirokastër
16/09/2023 12:09
Një 63-vjeçar është vënë në pranga pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe bashkëshortes së tij në Gjirokastër.
Sipas informacioneve, ka qenë nëna e tij 83-vjeçare e cila e ka denoncuar në polici. Sipas të moshuarës i biri ka ushtruar dhunë ndaj tyre dhe i ka kërcënuar se do i nxirrte nga banesa ku jetonin të gjithë së bashku.
Menjëherë pas denoncimit është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i kësaj dhunë dhe është bërë e mundur arrestimi i 63-vjeçarit P.A nga fshati Mashkullorë, Gjirokastër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel