E pazakontë! Një mjek tradicional martohet me shtatë gra brenda ditës në Uganda

16/09/2023 16:09

Në një fshat të largët në distriktin Mukono të Ugandës, një burrë 43-vjeçar është bërë kryefjalë, pasi u martua me shtatë gra në një ditë.

Mjeku tradicional, Habib Nsikonnene, takoi prindërit e shtatë grave të tij brenda një jave. Ai bëri shtatë ceremoni në të njëjtën kohë, të mbajtura në shtëpitë e secilës nuse më 10 shtator. Dy nga shtatë nuset e tij ishin motra. Gratë e tij janë Mariam, Medine, Aisha, Zeinabu, Fatuma, Rashida dhe Musanyusa, e cila është gruaja e parë e burrit dhe ka qenë me të për shtatë vjet.

Nsikonnene i cili ka të ardhura financiare të konsiderueshme, festoi martesat e tij brenda ditës mes një luksi të shfrenuar. Festimet nisën me një ceremoni pritjeje të paharrueshme në shtëpinë e tij të dielën, ku të shtatë gratë, familjet dhe miqtë e tyre u mblodhën për të festuar.

Thuhet se procesioni i martesës së Nsikonnene përfshinte një kolonë mbresëlënëse prej rreth 40 automjetesh dhe 30 motoçikletash. Sipas banorëve të zonës, biznesi i Nsikonnene ka qenë një burim fitimprurës të ardhurash, duke kontribuar në aftësinë e tij për të organizuar ngjarje të tilla madhështore.

Nsikonnene është shfaqur si një figurë e nderuar dhe si një hero lokal mes fshatarëve, duke vendosur fshatin e tyre të largët në hartë.

Emmanuel Oëere, kryetari i fshatit Namasengere, shprehu admirimin e tij për Nsikonnene, duke thënë: “Ky njeri me cilësi të rralla (Nsikonnene) u vendos në këtë fshat rreth katër vjet më parë. Ai erdhi dhe bleu tokë këtu dhe u prezantua si një mjek tradicional. Ne e lejuam të ushtronte zanatin e tij”.

Oëere shpjegoi më tej famën e papritur që Nsikonnene i kishte sjellë fshatit të tyre, duke thënë: Kur u vendos këtu, pak e dinim se ai do të na sillte famë. Emri i fshatit tonë është në trend kudo.

Dhëndri gjithashtu thuhet se bleu makina krejt të reja si dhurata për secilën prej grave të tij. Gjatë fjalimit të tij në pritje, Nsikonenne tha se gratë e tij nuk kishin asnjë xhelozi mes tyre. Ai gjithashtu tha se do të martohej edhe me më shumë gra në të ardhmen, duke shtuar: Ky nuk është fundi!

Sipas babait të dhëndrit, Haxhi Abdul Ssemakula, poligamia ka qenë traditë në familjen e tij, pasi gjyshi i tij kishte gjashtë gra që jetonin në të njëjtën shtëpi.

“Babai im kishte pesë gra, dhe unë kam katër, të cilat jetojnë në një shtëpi,” tha ai.

Pohohet se Nsikonnne theu rekordin e martesës me shumë gra në Ugandë. Në njohje të statusit dhe kontributit të jashtëzakonshëm të Nsikonnene, kryetari i fshatit ka propozuar emërtimin e një rruge në zonë me emrin e tij, duke theksuar ndikimin pozitiv që ai ka pasur në komunitetin lokal.

“Ai është një njeri i rrallë sepse duke pasur parasysh statusin e tij në shoqëri, ai është përzier me të gjithë. Ai është një punëtor i palodhur dhe vendasit duhet ta imitojnë atë,” vuri në dukje Oëere, duke pranuar rolin e Nsikonnene si një figurë frymëzuese në komunitetin e tyre.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel