Diell dhe vranësira, parashikimi i motit për sot
16/09/2023 08:07
Kjo e shtunë do të nisë me kthjellime, alternuar me vranësira të herëpashershme.
Khjellimet do të mbizotërojnë në zonat e ulëta dhe vijën bregdetare. Ndërsa vranësirat më të fokusuara do të jenë në zonat malore në lindje të Shqipërisë, aty ku mund të ketë reshje të pakta shiu. Parashikohet që orët e vona të pasdites të sjellin shtim të lagështirës në në ët gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 35°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verior duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.
Top Channel