Abuzim me tenderin/ SPAK dërgon për gjykim ish-kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla dhe 11 të tjerë

16/09/2023 11:36

SPAK ka dërguar për gjykim ish-kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla dhe 11 të tjerë, të përfshirë në abuzime me tendera.

Ndaj Lefter Allës, rëndon akuza “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Ndërkohë, vepra penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” rëndon ndaj Enkeleda Lleshit, Rubin Kolës, Arsen Gjokës, Leonard Daçit, Kujtim Zogut dhe Denis Xholit.

Erion Isaku akuzohet për “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Për falsifikimin e dokumenteve kanë bashkëpunuar Rasim Daci, Aqif Konesha, Ana Nishku, Dali Gazidedja dhe Kastriot Ibrahimaj.

SPAK ka provuar se Alla dhe nëpunësit e tjerë të Bashkisë Bulqizë kanë abuzuar me tenderin “Ndërtimi i rrjetit të furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”. Tenderi kapte vlerën e  322 milionë e 439 mijë lekë.

Lefter Alla, Enkeleda Lleshi, Rubin Kola, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Leonard Daçi dhe Erjon Isaku, për arsye të lidhjeve me Rasim Dacin, i cili është përfituesi “de jure” i tenderit dhe Aqif Koneshën, i cili është përfitues “de facto” në tenderimet e kryera nga ana e Bashkisë Bulqizë, i kanë privilegjuar, duke krijuar avantazhe e duke e shpallur fitues subjektin e shtetasit “R. D” pa përmbushur të gjitha kriteret.

“Kjo proçedurë prokurimi është inicuar dhe zhvilluar në kundërshtim me LPP dhe aktet nënligjore pasi nga Autoriteti Kontraktor Bashkia Bulqizë, konkretisht nga të pandehurit(kryetari i Bashkisë Bulqizë, zv.kryetarja e Bashkisë Bulqizë, anëtaret e Njësise se Prokurimit, anetaret e Komisionit te Vlerësimit te Ofertave) janë ndërmarrë veprime aktive te kundërigjshme që konsistojnë në ngritjen e një mekanizmi të posaçëm, për paracaktimin/nxjerrjen fituese të një firme në këtë procedure prokurimit duke: i) miratuar kritere për të favorizurnjë firmë pjesëmarrse në tender ii) kualifikuar dhe shpallur fitues firmen e favorizuar te te hetuarit Rasim Daci edhe pse nuk plotësonte kriteret ne DST, iii)firma pjesëmarrëse në prokurim paraqiste vetëm dokumetacionin, ndërkohë punimet realizoheshin nga i pandehuri Aqif Konesha, i cili rezulton lidhje e afërt e Kryetarit të Bashkisë Bulqizë. Gjate hetimit u provua se nga subjekti i shpallur fitues ne kete procedure prokurimi ishin kryer pagesa monetare ne favor te te hetuarit Erion Isaku, qekishte cilesinë e anëtarit te Komisionit te Prokurimit Publik në këtë procedurë.

Edhe gjate fazës së zbatimit të kontratës janë evidentuar shkelje ligjore, pasi provohet tej dyshimit të arsyeshëm të mbështetura në prova, që te hetuarit Lefter Alla dhe Enkeleda Lleshi me mos-veprime (omission) lidhur me punimet qe janë bërë de facto nga shoqëria e te hetuarit Aqif Konesha që nuk përmbush kushtet dhe kriteret për kryerjen e këtyre punimeve, kanë cenuar interesat e ligjshëm të shtetasve, pasi subjekti qe ka kryerde facto punimet nuk gëzon licensat e nevojshme per kryerjen e punimeve specifike për ujësjellësin që është një objekt me rëndësi jetike për qytetarët e Bashkisë Bulqizë, ndaj mungesa e licencave profesionale nuk garanton standardin me të lartë shëndetësor të qytetarëve.

Ndërsa të hetuarit Rasim Daci dhe Aqif Konesha, administratorët e subjektit fitues dhe atij qe ka kryer de fakto punimet, në bashkëpunim edhe me te hetuarit e tjerë Ana Nishku qe ka kryerdetyren e mbikqyresit te punimeve dhe Dali Gazidedja drejtuesi teknik i punimeve kane përpiluar dokumente të falsifikuara gjate zbatimit të kontratës duke pasqyruar faktin e rremë se punimet jane kryer nga firma fituese e procedurës se prokurimit si dhe për faktin se aktet qe dokumentojnë kryerjen e punimeve/mbikqyrjen e punimeve janë përpiluar në kohë të ndryshme nga data që pasqyrojnë realisht në dokumentet e zbatimit”, njofton SPAK.

Lefter Alla mbante postin e kryetarit të bashkisë që prej qershorit të vitit 2019. Ai u arrestua në 15 mars, dy muaj larg zhvillimit të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 14 maj dhe më pas u shkarkua nga detyra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA