Veliaj: Studentët mund të aplikojnë që në tetor për abonenë e autobusit falas

15/09/2023 22:50

Studentët e Tiranës mund të pajisen me abonenë falas të autobusit që në fillim të vitit të ri akademik.

Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se karta e Studentit që sot ofron 1600 shërbime, shërbim kryesor ka pikërisht abonenë studentore.

“Karta e Studentit, siç e dini ofron sot 1600 shërbime, por shërbim kryesor, edhe si vlerë financiare, ka abonenë e përgjithshme falas. Bëhet fjalë për 22.500 studentë dhe ne kemi parashikuar 13.5 milionë në muaj, vlerë e cila do mbulohet e gjitha nga buxheti i Bashkisë së Tiranës,” u shpreh Veliaj.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak u vendos që procedura për marrjen e kësaj karte të nisë që në muajin tetor, ndryshe nga vitet e tjera që fillonte pas nisjes së vitit të ri akademik.

Pajisja e studentëve me Abone Studenti, tashmë prej pothuajse një viti, bëhet falas nëpërmjet sistemeve elektronike të Kartës së Studentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA