“Uria kërcënon botën”, OKB jep alarmin: Miliona vetë nuk do arrijnë të ushqehen!

15/09/2023 08:38

Më shumë se 700 milionë persona nëpër botë nuk dinë nëse do të arrijnë të ushqehen sërish deklaroi shefja e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ushqim, Cindy McCain, teksa rendiste pasojat e një krize globale të urisë.

McCain u shpreh gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së se për shkak të mungesës së fondeve, agjencia është detyruar të ndërpresë  shumë ndihma për miliona persona dhe se “shkurtime tjera do të ndodhin shpejt”.

 “Po përjetojmë një seri krizash afatgjata, të cilat do të vazhdojnë të rrisin nevojën për ndihma humanitare. Ky është realiteti i ri i komunitetit humanitar, normalja e re dhe do ta vazhdojmë të përballemi me situata të tilla edhe në vitet që po vijnë”, u shpreh Cindy McCain.

Shefja e kësaj agjencie, e veja e senatorit të ndjerë amerikan John McCain, nënvizoi se llogaritet që gati 47 milionë njerëz në mbi 50 shtete janë vetëm një hap larg urisë dhe 45 milionë fëmijë nën moshën pesëvjeçare po përballen me kequshqyerjen. Ajo përmendi ndër të tjera se 783 milionë njerëz në 79 shtete të botës flenë të uritur çdo natë. Ndër faktorët kryesorë që kanë çuar në këtë situatë besohet se janë kombinimi i konflikteve, kriza ekonomike, kriza ekstreme dhe rritja e ndjeshme e çmimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA