U kap me katër mina me detonatorë, lihet në burg Petrit Ndoji/ Avokati: I ngritën kurth
15/09/2023 12:18
Petrit Ndoji, që u kap duke transportuar katër mina me detonatorë, është lënë sot në burg.
Ndaj tij, rëndon akuza “mbajtja pa leje dhe për prodhim i armëve shpërthyese dhe municioneve”.
51-vjeçari u ndalua tri ditë më parë në Vlorë, për transportin e minave. Ai i kishte fshehur 4 minat me eksploziv C4, në kroskotin e automjetit tip “Ford Fiesta” ndërsa u arrestua në rrugën “Gjergj Kastrioti”.
Avokati mbrojtës Gramoz Ismailaj, thotë se Ndoji nuk ka pranuar të flasë në seancën gjyqësore. Sipas tij, “Ndojit i është ngritur kurth, pasi nuk ka lidhje me ngjarjen”.
“Ndoji është me profesion agjent imobiliar, qesen ia kanë dhënë në Vorë dhe nuk ka ditur se çfarë ka pasur brenda”, është shprehur avokati.
Top Channel