“Siguria kibernetike në Shqipëri, në të njëjtin nivel me shtetet e fuqishme”/ Balluku në Qendrën Operacionale të Sigurisë Kibernetike

15/09/2023 12:13

Qendra Operacionale e Sigurisë Kibernetike ka përforcuar mbrojtjen ndaj kërcënimeve kibernetike, duke kryer monitorimi dhe analiza të vazhdueshme.

Në AKCESK, ishte sot zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Drejtori i kësaj qendre, Igli Tafa, tha se janë 25 djem dhe vajza që punojnë 24 orë në shtatë ditë të javës.

“Kemi rekrutuar ekspertë dhe falë punës në grup, kemi arritur të jemi në të njëjtin nivel, sikurse janë shtetet më të fuqishme të botës. Përdorim metodologji proaktive dhe reaktive. Jemi ndër vendet me numrin më të lartë për metodat e mbrojtjes që përdorim. Sulmi parandalohet para se të ndodhë me metodologjinë proaktive”.

Bashkëpunimi me qendra të jashtë të shteteve të tjera, ka luajtur një rol të rëndësishëm, u shpreh Balluku.

“E rëndësishme është diplomacia kibernetike, shkëmbimi i informacionit mes palëve. Marrëdhënie të mira me Izraelin, SHBA, Emiratet e Bashkuara Arabe”.

Teksa çdo gjë po digjitalizohet, kjo qendër është e rëndësishme për mbrojtjes e të gjitha shërbimeve,  tha zëvendëskryeministrja.

Vitin e kaluar, vendi ynë ra pre e disa sulmeve, që origjinë kishin Iranin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA