Radikalët finlandezë kërkonin të vrisnin ish-kryeministren me armë të printuara në 3D (fotot)

15/09/2023 16:25

Një grupim radikal i të djathtës ekstreme komplotonte të vriste ish-kryeministren finlandeze Sanna Marin dhe të krijonte trazira me armë zjarri të printuara në 3D, u tha sot në gjyqin e tyre.

Katër burrat në gjyqin në Lahti, pranë kryeqytetit Helsinki, akuzohet për zotërim armësh zjarri dhe planifikim të akteve terroriste.

Policia tha se ata “besonin në krijimin e tensioneve me anë të dhunës për shembjen e rendit aktual dhe krijimin e një shteti nacionalist.

Në gjykatë u tha se anëtarët kishin krijuar armë zjarri me printera 3D për të kryer aktet e tyre të terrorit. Bastisjet e policisë në banesat e tyre zbuluan se ata shënjestronin politikanë apo grupe minoritetesh, dhe aktivistë rivalë.

Mes tyre ishte kryeministrja Marin, ndaj së cilës ishte planifikuar sulmi kur ajo të fliste në një event të vitit të shkuar në Lahti.

Një nga të dyshuarit thanë gjatë marrjes në pyetje: ‘Armët FGC-9 i kishim gati, unë mund të shkoja në tregun në Lahti me makinë për 10 minuta’.

Arma FGC-9 është një pistoletë gjysmë-automatike e ndërtuar nga printeri 3D, e krijuar për të shmangur rregullacionet e armëve të zjarrit, por mund të krijohet në disa vende sipas mbikëqyrjes për armët, shkruan rrjeti britanik Metro.

Kur u pyetën për motivet e sulmit, të akuzuarit thanë se fakti që ata nuk e kryen do të thotë se nuk janë terroristë.

Një prej tyre tha: “Unë jam një etno-nacionalist, kjo sepse e di çfarë ndodh kur ka shumë etni në të njëjtën hapësirë”.

“Secila etni nis të ndjekë interesat e veta dhe kjo nuk çon në asgjë të mirë për finlandezët. Por nuk kisha ndërmend të qëlloj apo të vras ndokënd”.

Të tjerë objektiva në listën e të dyshuarve ishin ish-liderja e partisë së gjelbër finlandeze Maria Ohisalo, e cila ka qenë ministre e brendshme nga viti 2019 deri në 2021.

Të tjerë objektiva ishin selia e partisë socialiste Aleanca e Majtë, një bar ‘alternativ’ në qytetin e Tampere, dhe të tjera biznese që promovonin politika liberale si ato per refugjatët e homoseksualitetin, që ishin cilësuar nga grupi si “armiq të nacionalistëve”.

Gjyqi vazhdon.

FOTO GALERI
1/4
Grupi nacionalist kishte tendenca neo-naziste

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA