Qendër publike për praktikën e patentës, drejt përfundimit kompleksi në Fushë – Prezë
15/09/2023 10:36
Qendra e parë Edukative Digjitale të Simulimeve Virtuale dhe Poligonit të parë publik për praktikantët e Leje Drejtimit është drejt përfundimit.
Objekti, që ndodhet në Fushë – Prezë do të kthehet në një hapësirë të teknologjisë, pikë takimi për aktivitete edukative me moshat e reja si edhe stacion trajnimesh profesionale, shkruan kryeministri Edi Rama, në një postim në “Facebook”.
Ky kompleks i ri, me një sipërfaqe rreth 6,000 m2 do të shërbejë edhe për Programe Edukative të Sigurisë Rrugore, orë Këndi Trafiku dhe Aktivitete Mësimore shtesë.
Top Channel