Ka marrë fund arratia për vrasësin Eduart Kurti, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë.

Gazetarja Dorjana Bezat mëson se Kurti ra në pranga gjatë në operacion blic në Tiranë. Ai ishte i dënuar me burgim të përjetshëm pasi në dhjetor të vitit 2012 vrau në Tiranë vëllezërit Iglent e Sokol Haxhialiu.

Në atë kohë u fol se vrasja ndodhi për një borxh prej 50 mln lekësh.

“Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimin, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shumëkërkuar nga Policia e Tiranës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “End”.

Si rezultat i këtij operacioni, në zonën e Ish-Fushës së Aviacionit, ditën e sotme, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi Eduart Kurti, 48 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasja me dashje, në rrethana të tjera cilësuese, pasi në vitin 2012, në Tiranë, 48-vjeçari, ka vrarë me armë zjarri dy vëllezërit, shtetasit I. H., 44 vjeç, dhe S. H., 41 vjeç.“-njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA