Goditet me grushte një 41-vjeçar në Babrru, përfundon i lënduar në spital
15/09/2023 08:31
Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një sherr në Babrru, ku dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka goditur me grushte një 41-vjeçar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë 41-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në ngjarje.
Top Channel