Berat/ 50-vjeçari kallëzon mjeken në polici: Neglizhoi trajtimin për bashkëshorten time
15/09/2023 12:45
Një 50-vjeçar në Berat ka kallëzuar në polici një mjeke të Spitalit rajonal të Beratit.
Shtetasi F.H., ka kallëzuar mjekjen E. Sh., 50 vjeçe se ka neglizhuar trajtimin mjekësor të bashkëshortes së saj.
Ndaj mjekes ka nisur hetimi në gjendje të lirë.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. Sh., 50 vjeçe, me detyrë mjeke në spitalin rajonal të Beratit, pasi ka bërë kallëzim shtetasi F. H., se 50-vjeçarja ka neglizhuar trajtimin mjekësor të bashkëshortes së tij.”-njofton policia.
Top Channel